×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Zbulohet Dokumenti/Në Parkun e Butrintit do hidhet 30 cm beton për biznesin privat, bie pretendimi i Kumbaros
nga E.B (12/10/2017 ora 10:32)

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh një ditë më parë gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Medias se betoni që po hidhet në parkun e Butrintit është i varfëruar. Por, Forumi për Trashëgimi Kulturore rrëzon këtë pretendim të Kumbaros, duke sqaruar se betoni që po përdoret për ndërtimin e një biznesi privat në shkelje me ligjin për restaurimet dhe trashëgiminë kulturore është i cilësisë normale i përshtatshëm për ndërtime që i rezistojnë kohës. 

Ky Forum thekson gjithashtu se Kumbaro mashtron dhe më keq akoma gënjen. Sipas dokumentit të publikuar nga Forumi për Trashëgiminë Kulturore në Facebook, planvendosja e ndërhyrjes në parkun arkeologjik të Butrintit, parashikon trashësi betoni deri në 30 cm, që do të thotë se vetëm për beton të varfëruar që nuk mund të flitet, por për një ndërtim dhe betonizim të plotë.  

Reagimi i plotë nga Forumi për Trashëgimi Kulturore:
Meqenese ministrja Kumbaro u shpreh para gjithe deputeteve se ndertimi i bar kafese ne Butrint po behet me "beton te varferuar", le te hape projektin e pergatitur nga vete Instituti i Monumenteve te Kultures, drejtoreshen e te cilit e kishte dje ne krah. Betoni ne projekt parashikohet i tipit M-25/30. Ky simbol do te thote se fortesia e betonit ne test trysnie arrin ne 25 deri 30N/mm, pra betoni normal e aspak i varferuar. Me rastin me te mire ministren e genjejne dhe ajo duhet te nderhyje tashme qe e mesoi kete abuzim, ne rastin me te keq, Kumbaro eshte ne dijeni por genjen pa iu dridhur qerpiku. Prokuroria le ta marre ne pyetje edhe per kete deklarim te rreme ministren "doregjate". 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“S’keni parë gjë akoma”: Del prova e parë e prishjes së provave për Tahirin
"S'ka prova?! Prova për të tërë", gazetari Hoxha "mbush" me prova Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Habit portieri serb: 'Më e lehtë të luaje në Elbasan se në Serbi, këtu neve na...'
“Ta marr për leckash, turithara, shëmtira e dreqit”, simpatizantja e Tahirit ofendon gazetaren (Video)
Bëhuni gati! Nesër do të ketë reshje dëbore në këto zona të Shqipërisë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]