×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Zbulohen detajet/ Rikonfigurohet marrëveshja e re Rama-Basha
nga B.Marku (03/12/2017 ora 03:28)

U ndez në 18 maj dhe nuk u fik kurrë. Një marrëveshje e cila më shumë sesa politike ishte pazari i Lulzim Bashës me kryeministrin Edi Rama, ku Luli në tepsi çonte Partinë Demokratike dhe nga ana tjetër merrte shpërblimin e tij, duke siguruar pozicionin e kreut të opozitës, por edhe disa miliona dollarë shtesë si dhe dëmshpërblimin për pasuritë e tij të shembura.

Marrëveshja e çoi Bashën në qeveri dhe e gjithë shpresa ishte që KATOVICA të realizohej pas 30 vjetësh. Të kishim një qeveri PS-PD. Luli nuk e shkeli marrëveshjen, por ai u braktis nga shqiptarët duke regjistruar një katastrofë elektorale. Për t’i qëndruar aktit të tij me Edi Ramën, ai nuk bëri asnjë ankimim në KQZ dhe as në Kolegjin Zgjedhor, që të mos ti humbte kohë mikut të tij në formimin e qeverisë.

Marrëveshja vazhdoi dhe i ka themelet e forta. Sot është Ëngjëll Agaçi dhe Kunati që negociojnë dhe i japin zgjidhje shqetësimeve që ka Luli dhe po rikonfigurojnë marrëveshjen e re. Rama e ka thënë hapur në parlament se Luli ishte aty, në marrëveshje, “dëshmori” i saj i parë nuk u regjistrua kurrë. Së fundi për të mos u thyer kreu i qeverisë i la KQZ-në, megjithëse në shkelje të ligjit, Rama i ka hapur rrugë deri diku edhe për Prokurorin e Përgjithshëm.

Komisioni i reformës zgjedhore filloi me shpejtësi punën. Basha pritet të marrë dhe disa institucione të tjera dhe përfaqësimi i opozitës të rritet. Të dy palët janë të hapura për një ridiskutim të reformës territoriale. Basha për të treguar besnikërinë e tij dhe respektin e marrëveshjes, nuk sulmon Edi Ramën, por merret me peshqit e tij të vegjël, bën dhe veten qesharak në parlament, dobëson Partinë Demokratike, që Edi Rama të ndihet edhe më i sigurtë dhe të mos ketë asnjë shqetësim. Këto detaje preken çdo ditë.

Dikush pretendon se marrëveshja e vjetër në zbatim apo dalja në skenë e të resë, është një lojë e Edi Ramës, por askush nuk e mohon zgjidhjen e problemeve dhe rikonfigurimin e një pakti të ri politik nga Kunati, jo i Ramës, dhe Ëngjëll Agaçi. Ka dhe ndonjë sy qorr që nuk sheh, shurdh që nuk dëgjon, por marrëveshjen e kanë aty përpara, megjithëse nuk duan ta shohin apo dëgjojnë, ata e prekin çdo ditë.

Jashtë marrëveshjes kanë ngelur dhe dy pjesë të tjera thelbësore të opozitës, ajo që kërkon të dijë të vërtetën dhe një pjesë tjetër që do “llokmën” e saj në këtë marrëveshje, por këtë të fundit vështirë se Luli lëshon. Ata që duan të vërtetën mjafton të shohin dhe lexojnë çfarë ndodh, të dytët ende se kanë kuptuar që Luli tepsinë e ka për vete dhe jo për ata që i tregojnë se në krye të PD është prej tyre. 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]