×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Zbulimi befasues/ Pse Vikingët shkruanin "Allah" në veshjet e tyre (Foto)
nga B.Marku (12/10/2017 ora 02:51)

Një zbulim i papritur në Suedi ka ngritur pikëpyetje të mëdha rreth ndikimit të Islamit në Skandinavi, raporton “MSN”.

Studiuesit suedez kanë gjetur shkrime arabe të endura në kostumet e varrimit, në varka dhe varreza. 

Ato u mbajtën në ruajtje për më shumë se 100 vjet, si shembuj tipik të rrobave të funeralit të vikingëve Age.

Por një hetim i ri mbi rrobat - që gjenden në varrezat e shekullit të 9-të dhe 10-të - ka hedhur njohuri novatore në kontaktet midis botës së vikingeve dhe myslimanëve.

Modelet e endura me fije mëndafshi dhe argjendi shkruajnë fjalët "Allahu" dhe "Ali".

Zbulimi është bërë nga arkeologia Annika Larsson. Ajo thotë se kur pa rrobat dhe shkrimin, nisi t’i ngjante me diçka të tillë që kishte parë në Spanjë.

Larsson e kuptoi se ishte shkrim arab. Fillimisht ajo deshifroi fjalën Ali- kalifi i katërt i Islamit. Por fjala tjetër ishte më e vështirë për t’u deshifruar.

Ajo thotë se në të shkuarën, analizat e ADN-së kanë treguar se disa nga njerëzit e varrosur janë me origjinë nga Persia, ku Islami ishte dominues.

“Megjithatë, është më e mundshme që këto zbulime të tregojnë se kostumet e varrimit të vikingëve të jenë ndikuar nga idetë e Islamit për jetën e përjetshme dhe parajsën pas vdekjes”.

Do jenë analizat e mëtejshme që do përcaktojnë të tjera detaje.

"Mundësia që disa nga ata në varr të ishin myslimanë nuk mund të përjashtohen plotësisht," shton ajo.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]