×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Vranë çiftin shqiptar në sy të fëmijëve, policia greke arreston killerat dhe zbulon porositësit
nga E.B (12/10/2017 ora 07:47)

Pas mëse 8 muajsh hetime, policia greke ka vënë në pranga 3 persona të akuzuar si vrasësit e çiftit shqiptar, një ngjarje e ndodhur në Athinë në shkurt të këtij viti. Ekzekutorët e arrestuar janë një shtetas shqiptar dhe dy grekë.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arsyen dhe motivet që sollën në vrasjen makabre të çiftit Çuri (Thanas dhe Elena Çuri), të cilët u ekzekutuan në banesë, në prani të fëmijëve të tyre.

Hetuesit grekë deklarojnë se killeri shqiptar, 29 vjeç, është një person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje me dhunë, armëmbajtje pa leje etj. Hetuesit besojnë se porositësit e vrasjes janë dy shqiptarë të cilëët janë shpallur në kërkim nga policia.

Në bazë të hetimeve dhe deponimeve të të arrestuarve të cilët kanë pranuar krimin, është bërë e ditur në mediat greke se killerat kishin marrë një shumë prej 60 mijë eurosh për të likuiduar çiftin shqiptar.

Porositësit e ekzekutimit kishin të hapur një çështje borxhi me çiftin e shqiptarëve të vrasë. Sipas medias greke, burrë e grua i kishin një borxh të madh dy shqiptarëve që kanë porositur vrasjen e tyre.

Sipas hetimeve, të bëra publike këtë të enjte nga media greke, autoritetet besojnë se shqiptari i vrarë bashkëpunonte me porositësin e zhdukjes së tij fizike, në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Pista e përplasjes së interesave për drogën vjen për shkak se katër ditë përpara ekzekutimit, Halitaj kishte denoncuar në polici aktivitetin e paligjshëm si dhe bashkëpunëtorët e tij (porositësit e vrasjes), por më pas kishte ndërruar mendje dhe kishte heshtur duke mos përmendur asnjë emër konkret.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]