×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
21 ore më parë
Vlorë/ Deputeti flet për hashashin e plasur në qytet: Si mund të jemi kaq frikacakë?!
nga E.B (09/11/2017 ora 04:57)

Deputeti i LSI-së Flamur Çelaj ka deklaruar se tashmë droga në Vlorë nuk mbillet vetëm në male, por ka zbritur në mes të qytetit.  Në zonën më të populluar të qytetit bregdetar, pikërisht në Skelë është mbjellë hashash.

Deputeti thekson se pamjet me plantacione të hashashit në mes të qytetit janë publikuar nga gazetarë dhe nga pamjet shihet qartë droga e mbjellë shumë pranë rrugës dhe pallateve.

Postimi i plotë:

Si mund të jemi kaq sylesh?!
Apo më keq akoma...,
Si mund të jemi kaq frikacakë sa të bëjmë sikur nuk po shohim se çfarë ndodh rreth nesh?!!!

Këto pamje nuk i kam nxjerr Unë, as opozita por janë pamjet që kanë nxjerr gazetarët kurajoz të Vlorës për faktin që plantacionet e hashashit kanë zbritur Nga malet në mes të qytetit!

Kjo është Vlora për të cilin duhej të krenoheshim?!!!

Personalisht dhe politikisht distancohem me forcë ndaj këtij fenomeni që ka kriminalizuar dhe po zhyt në pusin e mjerimit Shqipërinë Tonë.

Çdo rrënjë droge e kultivuar është baraz me rrënimin e jetës së një të riu që mund të jetë fëmija e secilit prej nesh.

Gjeni kurajon në emër të së ardhmes fëmijve tanë për të reaguar ndaj këtij rregjimi kriminal që përveç vulës së turpit po na rrëmben edhe të ardhmen e fëmijve.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
Skandali/ Iva Aliko nxjerr në shesh thithkat e gjoksit të saj live në emision (Foto+18)
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]