×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Vdekja e foshnjes 11-muajshe/ “I keni çuar 1 milionë lekë për ngushëllim babait?” Ja si reagon mjeku
nga B.Marku (13/10/2017 ora 02:42)

Arden Sinani tregon në “Stop” tragjedinë në familjen e tij që daton në 30 mars 2016. Djali i tyre 11 muajsh u rrëzua dhe të nesërmen ndërroi jetë. Ai thotë, se e coi foshnjen në spitalin e Lushnjes dhe mjeku Sami Osmani, pasi i bën grafi në kokë, i thotë, se nuk duhet të shqetësohet.

Në një tjetër mjek popullor, ku e dërgon djalin, ky i fundit i thotë, se rasti i fëmijës, nuk është për të.Pasi djali i vogël ndërroi jetë, mjeku Sami Osmani i ofron një milionë lekë të vjetra familjarëve, që bënë denoncim për mjekim të pakujdesshëm.

Prej një viti e gjysmë cështja është në gjyq dhe mjeku ka kundërshtuar dy herë konkluzionet e dy ekspertizave të ndryshme.Vetë mjeku Osmani, pranon për “Stop”, se për rastin e foshnjes së ndjerë, nuk ka hapur kartelë dhe ka vënë diagnozën “goditje e lehtë me rrisk të ulët”.

Gazetarja: Në mars të 2016 ke pas një foshnje.

Mjeku Osmani: Po!

Gazetarja: Dhe i ke bërë ekzaminimin, i ke bërë vetëm një grafi.

Mjeku Osmani: I kam bërë një vizitë, grafi dhe i kam rekomandu mjekun e rojes. Të vizitohet tek mjeku i rojes!

Gazetarja: Ne lexuam içik këtooo… aktin e ekspertimit mjeko-ligjor

Mjeku Osmani: Se çfarë ke lexu ti, unë nuk di gjë. Ne jemi në proces gjyqësor. Gjyqi s’ka mbaruar është në ekspertim tjetër, ri-ekspertim, kështu që…

Gazetarja: Pse i ke refuzuar këto dy të parat?

Mjeku Osmani: Se janë bërëëëëë… janë të falsifikuar ekspertimet.

Gazetarja: Ku bazohesh?

Mjeku Osmani: E kam në gjykatë procesin, vendos gjyqtarja.

Gazetarja: Janë të falsifikuara këto?

Mjeku Osmani: Po! Procesverbalet janë të falsifikuara.

Gazetarja: Mesa kam dijeni, personat kanë qenë dhe në gjyq dhe kanë dhënë deklaratë verbale.

Mjeku Osmani: Mbas meje, zotnia e ka çuar fëmijën tek një mjek popullor, që i ka bërë masazh, e ka fërkuar. Se çfarë fërkimesh i ka bërë, se ça tërheqjesh i ka bërë, nuk e di.

Gazetarja: Fëmija ka pas dëmtime në kokë.

Mjeku Osmani: Edhe njëherë, në kokë e ka fërkuar edhe ai. Personi e ka emrin Kristaq Kondakçiu nga Këmishtaj. Mbas meje ka vajt atje, unë i kam thënë ik tek mjeku i rojës, se s’kam qenë unë mjek roje. I kam bërë një vizitë, erdhi ma kërkoi, meqenëse është një i njohuri im.

Gazetarja: Ju i kishit bërë një grafi dhe i kishit thënë që s’ka asnjë lloj gjëje.

Mjeku Osmani: Unë i kam thënë: për momentin nuk ka probleme për kirurgjinë. I thashë: shko tek mjeku roje, të ndjekë ai. Ai shkoi tek mjeku popullor. Unë e klasifikova tek “goditjet e lehta me risk të ulët”.

Gazetarja: Po që i keni çuar 1 milionë e 50 mijë lekë për ngushëllim?

Mjeku Osmani: Asnjë kokërr leku, asnjë kokërr leku.

Gazetarja: Nuk i keni ofruar lekë atij, që të tërheqë kallëzimin?

Mjeku Osmani: Unë për vetë jo, unë personalisht jo.

Mjeku Osmani: Unë e kam vizituar atë, e kam vlerësuar gjendjen e tij..

Gazetarja: S’kishte as kartelë.

Mjeku Osmani: Pooo….ssss, nuk i hapën të gjithë. Në të gjithë pacientët e një spitali, s’hapen kartela. I thash: ik tek mjeku i rojes, të hapi ai, të ndjekë ai, ai e ka për detyrë, unë do iki.

Gazetarja: Pse nuk e çove direkt tek mjeku i rojës? N.q.s, ai fëmijë do të kishte marrë ekzaminimin e duhur, ndoshta do të ishte gjallë.

Mjeku Osmani: Edhe njëherë…

Gazetarja: Mos e merrje fare përsipër.

Mjeku Osmani: Si mos e merrja përsipër? Moj, erdhi me gjeti tek rruga, nuk më erdhi këtu. Isha në punët e mia, do hyja në operacion. Në orën 1 kisha operacion të planifikuar, erdhi më mori: dua një vizitë tha. Mos ia bëja?! Ia bëra, nuk konstatova dëmtime. D.m.th. diagnoza që kam vënë unë është “goditje e lehtë me risk të ulët”.

Gazetarja: Dhe si ishte goditja? Si rezultoi më pas, 24 orë më pas?

Mjeku Osmani: Ça bëri mjeku popullor, çfarë fërkimesh i bëri?

Gazetarja: Ça fërkimesh i bëri ai? Ju keni prova, që mjeku popullor i ka bërë fërkime?

Mjeku Osmani: Po, po! I kemi.

Gazetarja: Çfarë provash keni?

Mjeku Osmani: I ka gjykata.

Gazetarja: Pra ju pranoni, që keni bërë një vizitë të saktë?

Mjeku Osmani: Unë kam bërë vizitë të saktë, e kam bërë ekzaminimin, i kam bërë dhe dy grafi, s’kam konstatu gjë për momentin dhe e kam sqaruar: këtu-këtu është gjendja. /tvklan.al

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]