×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Uragani “Ofelia” i drejtohet Europës: Ja vendet që pritet të godasë
nga shqiperiaime.al (12/10/2017 ora 04:41)

Stuhi tropikale “Ofelia” është shndërruar në uragan të kategorisë së parë dhe po i drejtohet Europës.

Paralajmërimin e dha Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlerëson se stuhia e radhës e këtij sezoni në Atlantik ndodhet rreth 1 200 km në jugperëndim të Azoreve dhe po lëviz drejt Kontinentit të Vjetër me erërat e saj që mbërrijnë shpejtësinë 135 km/h.

Mediat në Britani shkruajnë se “Ofelia” do ta godasë shtetin-ishull në 30-vjetorin e stuhisë së madhe të vitit 1987, nëse modelet kompjuterike rezultojnë të sakta, shkruan tesheshi. Në “dyert” e Britanisë ajo pritet të “trokasë” mbrëmjen e 15 tetorit e pas kësaj trajektorja e lëvizjes parashikohet të jetë në verilindje të Europës.

Stuhia e madhe e tre dekadave më parë në Mbretërinë e Bashkuar goditi pikërisht në datat 15 dhe 16 tetor, duke vrarë 22 persona në Britani e Francë. Asokohe, ajo e preku tokën në Kornuoll, vendi ku besohet se do ta nisë edhe “Ofelia” furinë e saj, ndërsa industrisë vendase të sigurimeve i kushtoi 2 miliardë paundë, çka e bën fenomenin e dytë më të shtrenjtë metereologjik në historinë e vendit.

“Ofelia” është uragani i dhjetë i këtij viti e pason stuhi të një force shkatërrimtare si “Harvey”, “Irma”, “Maria” dhe “Nate”, të cilat shkaktuan kaos në Ishujt Karaibe e disa shtete amerikane.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]