×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Ujërat e ‘arta’! Zvicra ka kaq shumë ar dhe argjend sa po e hedh në kanalizimet e tualeve
nga B.Marku (13/10/2017 ora 07:40)

Zvicra është e mbushur aq shumë me ar dhe argjend sa që po hedh metalin e çmuar në ujerat e zeza, raporton "MSN".

Sipas shkencëtarëve në Institutin Federal të Shkencës dhe Teknologjisë , rreth 43 kilogramë ari dhe tre tonë argjendi kalojnë nëpër fabrikën e trajtimit të ujërave të zeza të vendit çdo vit.

"Përqendrimet e arit nuk përbëjnë rreziqe për mjedisin dhe riciklimi nuk do të ishte ekonomikisht i vlefshëm", thanë shkencëtarët.

Sipas raportit, vendi më i mirë për të gjetur ar në kanalizime është në rajonin e Ticinos, shkruan syri.net."Kjo mund t'i atribuohet pranisë së disa rafinerive të arit në rajon," thonë ata- Rimëkëmbja e metaleve nga ujërat e zeza ose llumrave nuk është e vlefshme për momentin".

Kjo nuk është hera e parë që ujërat e zeza janë mbushur me sende ari. Në 2015, Universiteti Shtetëror i Arizonës tha se rrjedhjet nga një qytet me një milion njerëz mund të përmbanin metale me vlerë 13 milionë dollarë në vit.

Universiteti ka studiuar ujërat e zeza nga impiantet e trajtimit të mbetjeve nga Arizona dhe SHBA-ja dhe ka gjetur ari shkonte nga 0.3 në 0.6 gram për ton.

Hulumtuesit hipotezuan se, globalisht, ne ujërave të zeza mund të gjendet rreth 360 tonë ar në vit.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]