×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
21 ore më parë
U vra nga grekja e droguar, trupi i shqiptarit në udhëtimin e fundit drejt Shqipërisë
nga I.M (13/11/2017 ora 10:11)

Trupi i pajetë i 35-vjeçarit Valton Loka që u vra dy ditë më parë në ishullin grek të Kretës është nisur drejt Shqipërisë. Pasditen e djeshme rreth orës 18:00 me orën lokale greke, arkivoli me trupin e pajetë të Tonit, mbërriti në portin e Iraklios i shoqëruar nga familjarët, të afërmit, miqtë, fqinjët e kolegët e punës për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Udhëtimi vijoi drejt Athinës me traget e prej andej për në Shqipëri, atdheun e tij. Trupi i pajetë i babait të dy fëmijëve shoqërohet nga bashkëshortja dhe vëllai i tij.

Valton Loka u qëllua për vdekje me thikë dy ditë më parë nga fqinja e tij, 26-vjeçarja greke e cila është e droguar. Ajo kërkoi ndihmë dhe shqiptari u ofrua për ta ndihmuar. Në atë moment, 26-vjeçarja e qëlloi me thikë në zemër duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas mediave greke, vajza kishte qenë gjatë natës në spital sepse disa orë para krimit ajo qarkullonte në shtëpi me një thikë duke kërcënuar për të lënduar veten. Banorët e zonës dëgjuan të bërtiturat e saj dhe njoftuan policinë.

Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca, e cila e transportoi për në spital. Pasi mori ndihmë, u largua përsëri për në banesë. Ndërsa mëngjesin e së shtunës, ajo i doli para makinës Valton Lokës duke i kërkuar ndihmë dhe më pas e goditi në kraharor.

Dje Gjykata e Kretës e la në burg 26-vjeçaren, e cila pranoi krimin dhe kërkoi falje duke thënë se nuk donte ta vriste. Autorja e krimit ishte liruar me kusht nga gjykata pasi ishte arrestuar për grabitje, me arsyetimin që të trajtohej për shkak se është e droguar dhe me HIV/AIDS.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
Skandali/ Iva Aliko nxjerr në shesh thithkat e gjoksit të saj live në emision (Foto+18)
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]