×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Trondit Monika Kryemadhi: Mjekët të vizitojnë sa më parë Edi Ramën (Video)
nga E.B (11/10/2017 ora 10:06)

Kryetarja e Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”, Monika Kryemadhi, në një intervistë ekskluzive për TPZ.AL, lëshoi akuza të forta ndaj ish-aleatit të saj, kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi konfirmoi se partia e saj po rakordon edhe me pjesën tjetër të opozitës, Partinë Demokratike, për aksionet politike që do të ndërmerren në Parlament, shkruan TPZ.al

Në lidhje me shëndetin mendor të Kryeministrit Edi Rama, që është bërë objekt i shumë diskutimeve, Kryemadhi u shpreh se ajo nuk është një mjeke apo psikologe, por se mjekët duhet t’i bëjnë një analizë kryeministrit.

“Unë nuk jam as psikologe dhe as terapiste, por unë mendoj që do të ishte më mirë të pyeten mjekët për t’i bërë një analizë z.Rama. Nga ajo që unë shikoj, ndjej dhe nga ato çfarë kemi nga eksperiencat tona të përbashkëta, Rama është një personazh, i cili kërkon që përgjegjësinë t’ua lërë të tjerëve. Ka frikë. Ka frikë nga zullumet që ka bërë” u shpreh Kryemadhi. /360grade.al

Intervista e plotë: 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“S’keni parë gjë akoma”: Del prova e parë e prishjes së provave për Tahirin
"S'ka prova?! Prova për të tërë", gazetari Hoxha "mbush" me prova Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Habit portieri serb: 'Më e lehtë të luaje në Elbasan se në Serbi, këtu neve na...'
“Ta marr për leckash, turithara, shëmtira e dreqit”, simpatizantja e Tahirit ofendon gazetaren (Video)
Bëhuni gati! Nesër do të ketë reshje dëbore në këto zona të Shqipërisë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]