×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Testi më i shkurtër në botë: Vetëm këto 3 pyetje zbulojnë sa inteligjentë jeni
nga I.M (11/10/2017 ora 05:38)

Testi "CRT" (Testi i Reflektimit Konjitiv) është testi më i shkurtër në botë i inteligjencës dhe përbëhet vetëm nga 3 pyetje. Aftësia juaj për ta identifikuar një problem të thjeshtë vihet në pah me anë të këtij testi.

3 Pyetjet:

1. Një shkop bejsbolli dhe një top kushtojnë 1.10 euro në total. Shkopi kushton 1 euro më shumë sesa topi. Sa kushton topi?

2. Nëse u nevojiten pesë makinave pesë minuta për t’i krijuar pesë pajisje, atëherë sa kohë do t’u duhej 100 makinave për t’i krijuar 100 pajisje?

3. Në një moçal, gjendet një grumbull me zambak moçali. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli ta mbulojë tërë moçalin, sa kohë duhet që grumbulli ta mbulojë vetëm gjysmën e moçalit?

Përgjigjet e sakta:

1. Topi faktikisht kushton 0.05 centë. Nëse topi kushton X, dhe shkopi kushton 1 euro më shumë, atëherë formula është kjo:

X + 1E

Shkopi + topi = X + (X + 1) = 1.1

2X + 1 = 1.1, dhe 2X = 0.1

X = 0.05

2. Nevojiten 5 minuta për t’i krijuar 100 pajisje. Pesë makina mund t’i krijojnë pesë pajisje për pesë minuta, prandaj një makinë mund ta bëjë një pajisje në pesë minuta.

Kështu që nëse 100 makina janë duke krijuar pajisje, ato mund t’i krijojnë 100 pajisje në pesë minuta.

3. Nevojiten 47 ditë që grumbulli ta mbulojë gjysmën e moçalit. Çdo ditë grumbulli dyfishohet sa i përket madhësisë, që i bie në ditën paraprake kur e ka mbuluar tërë moçalin, grumbulli ka qenë sa gjysma e moçalit.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]