×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
Të huajt presion Ramës: Arrestoni “peshqit” e mëdhenj në janar!
nga B.Marku (09/11/2017 ora 12:21)

Vetëm pak ditë më parë bënë “bujë” deklaratat e forta të ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri Donald Lu në lidhje me kriminalitetin dhe kërkesen e tij për të arrestuar “peshqit” e mëdhenj.

Kjo deklaratë është pasuar nga një tjetër kërkesë e fortë nga komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn i cili theksoi se procesi i vettingut duhet të japë rezultatet e para në fillim të vitit.

“Kemi diçka për të treguar, një histori të re, lidhur me progresin, ecurinë sa i takon kultivimit të drogës apo numrit të azil kërkuesit.

Duhet të ndryshojnë disa deficite. Duhet të merremi me to dhe kjo na bashkon ne në përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë progres.

Do nxjerrim një raport në janar. Do ketë edhe një samit ë do të pritet nga presidenca bullgare.

Kjo tregon qartë punën e BE për anëtarësimin. Kjo do jetë një dritare mundësisht dhe mund të punojmë për rezultate konkrete për të arritur rezultate të hapjen e negociatave.

Nga procesi i vettingut, pres që rezultatet e para t’i shoh në fillim të vitit.

Ekipi i ONM vijon punën, dhe i kam takuar. Për mendimin tim të gjitha këto janë në rrugën e duhur dhe do thosha se në vlerësimin tonë Shqipëria është në rrugëtimin e duhur dhe do thosha që aspirata europiane duhet të jetë një objektiv kombëtar që mbështet nga të gjitha forcat, nga të gjitha elementet, partitë politike, pra të gjithë”, -tha Hahn.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]