×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Sulltan Erdogani dorovit nusen e re. Shqiptarët me zemër të thyer
nga B.Marku (12/10/2017 ora 10:22)

Dje Daçiç këndonte këngën e Osman Agës për nder të presidentit turk Erdogan.

Kënga i kushtohet një personazhi që para disa shekujsh therte e tmerronte të krishterët. Serbët shquhen si popull që nuk harron asnjëherë (nuk mund të themi se Daçiç nuk e dinte domethënien e këngës) , do ishte njësoj si të këndonte këngë për Elez Isufin në darkën me kryeministrin tonë Edi Rama.

Po pse kjo lajthitje e serbve? Apo duhet të themi shprehjen “kërcen prifti nga belaja” . Bela e ëmbël kjo për Serbinë, me një darkë,ca të qeshura false dhe një këngë trimërie turkë e dal mundimshëm prej fytit të një serbi.. Me kaq pak sforco e detyruan Sulltanin të hap rubinetat për miliarda euro që do vërshojnë drejt Beogradit. Ashtu si gruaja ti merr ato që do kur je në qejf,edhe Vuçiç e Daçiç ditën ta sjellin në qejf Erdoganin e ftoht dhe “ta zhvasin” si të mundnin.Investime të mëdha në serbi dhe një mardhënie në muajin e mjaltit.

Të dyja këto shtete e kanë art politikën. Turqia dhe Serbia në këtë mënyrë po i bëjnë presion BE-së për vëmendje, SHBA-së dhe Gjermanisë. Me një Rusi kaq aktive fitimet do jenë më shumë se të majme.

Po Shqipëria?

Ne ndërsa qeshim sesi “armiku” ynë këndon këngën e një armiku tjetër me zë komik, duhet të kuptojmë se e vetmja palë e humbur jemi ne. Autostrada Bosnje-Serbi është një thikë në ekonominë tonë por nuk është e vetmja. Një partneritet i till mes Turqisë dhe Serbisë do e bënte vendin tonë shumë herë më të vogël për nga rëndësia në rajon.

Nuk mund të rri pa përmendur dhe kujtuar se kur Erdogan takohej me Ramën,ne populli “superior” talleshim dhe ironizonim,madje edhe ato pak investime përqesheshin. Ne sa herë bëjmë një marrveshje ekonomike me turqinë merremi me shamitë,namazin,Skënderbeun,hoxhallarët,shkollat turke këtu, mjekrat e besimtarve dhe në fund marrim mjekrat (leshtë).

Turqia nuk është e verbër,Serbia është e zgjuar dhe Rusia ju jep garancitë. Serbia nuk e pati problem të  bëhej nuse ,dhelpërisht apo në mënyrë naïve ajo dha ca ditë nga vajzeria e saj dhe Sulltani i turqisë e doroviti mirë me dhurata, 200 investitor, mbi 5 miliard euro ,autostrada e aeroporte,plane konkrete dhe një fjalë të stërmadhe “Liderët e Rajonit”.

Tashmë meqënëse Daçiç këndoj Osman Agën dhe u dorovit kaq mirë nga Erdogani,ne na mbetet të këndojmë këtë këngën e Osman Agës tonë :

Herë me pare, herë pa pare Osmon Aga…./Ardit Cela

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]