×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Shqiptari ‘hero’ në Austri, shpëtoi vogëlushen nga ‘kthetrat’ e nënës që po e rrihte
nga B.Marku (12/10/2017 ora 09:48)

Një 21-vjeçar shqiptar në Austri është gjendur përballe një skene shumë të rëndë ku ka mbetur i tronditur. Shqiptari Elvis Kadriu 21 vjeç, është shëndërruar në “hero”, pasi ka ndërhyrë për të shpëtuar një vogëlushe nga nëna e saj e cila po e dhunonte ne mënyrë çnjerëzore, shkruan heute.at.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Braunau të Austrisë, ku nëna e vogëlushes 2-vjeçare ishte e alkoolizuar dhe po e rrihte brutalisht atë.

Nëna 42-vjecare po e dhunonte vajzën e saj të quajtur Leonie, madje e ka përplasur dhe përtokë më gjithë forcën që kishte, ndërsa 2-vjeçarja vetëm qante.

“Skenat që kam parë ende më kanë mbetur në kokë. Nuk mundem të besoj se si një nënë mund të sillet në atë mënyrë ndaj fëmijës së saj. Unë isha duke u kthyer me makinë nga shtëpia e tezës sime”, ka thënë Elvisi.

Mësohet se menjëherë pasi ka parë ngjarjen e rëndë shqiptari ka ndalur veturën duke e parkuar, dhe ka shkuar ti vijë në ndihmë vogëlushes ku nënë e saj nuk ndalonte së dhunuari.

“Ajo ishte aq e dehur sa që nuk arrinte të qëndronte as në këmbë”, ka thënë ai. Ndërsa lidhur me këtë ngjarje policia atje ka shoqëruar nënën 42-vjeçare dhe vajza e vogël është dërguar në spital.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]