×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Shqiptarët në pikë të hallit: S’paguajnë dot faturat, qiranë e as ushqimet
nga B.Marku (10/10/2017 ora 06:12)

Barometri i Ballkanit publikoi ditën e djeshme një studim të gjashtë vendeve të Ballkanit që nxirrte përfundime për situatën e jetesës dhe përballueshmërinë e nevojave të përditshme.

Pyetjet e studimit konsistonin në përballueshëmrinë e nevojave të përditshme e jetësore. Në të pesta pyetjet, përqindja e shqiptarëve që pranonin se nuk mund të paguanin për këto shpenzime, ishte më e lartë se fqinjët.

39% e familjarëve në Shqipëri nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e energjisë elektrike, 43% nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre dhe 30% nuk mund të paguajnë këstet e huasë. Të treja këto, shifra më të larta se rajoni.

Gjithashtu, 30% e familjarëve raportojnë se nuk përballojnë dot monetarisht blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe të mirave të ngjashme. Një tjetër tregues përkeqësues i gjendjes, është përqindja e familjeve që nuk përballojnë dot të paktën një javë pushime, me 70%. Përqindje kjo, shumë herë më e lartë se mesatarja rajonale.

Shqiptarët gjithashtu nuk ndihen të sigurt në vendin e punës dhe jetojnë nën trysninë se mund ta humbasin nga momenti në moment. Në krahasim me fqinjët tanë, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me ne, këto përqindje janë drastikisht më të larta.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]