×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
18 ore më parë
Shqipëria triumfon në Turqi, i mund turqit me 10 lojtarë (Video)
nga B.Marku (13/11/2017 ora 08:27)

Shqipëria ka mposhtur me shifrat 2-3 Turqinë në miqësoren e mbrëmjes së sotme të luajtur në Antalia. Një sfidë e kaluar për trajnerin Kristian Panuçi, i cili hodhi në fushë një ekip sulmues.

Eros Grezda ka shënuar golin e parë me kombëtaren shqiptare, në përballjen ndaj Turqisë duke i çuar shifrat në 2-3. Menjëherë është kunërpërgjigjur Turqia që ngushtoi rezultatin 1 minutë më vonë me Emre Akbaba.

Turqia ka ngushtuar shifrat në 1-2 në përballjen miqësore që po luhet në Antalia. Ka qenë Under që shënoi në minutën e 47-të, pas dy golave Sadikut në pjesën e parë.

Turqia është hedhur në sulm pjesën e dytë, duke shfrytëzuar edhe epërsinë me lojtarë në fushë, pasi Shqipëria luan me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Memushajt.

Armando Sadiku ka shënuar golin e dytë për Shqipërinë në ndeshjen përballë Turqisë.

Numri “10” ka çuar topin në rrjetë pas një goditje me kokë në minutën e ’39. Ishte sërish Roshi lojtari që dha asistin e artë për Sadikun që nuk e pati të vështirë të shënojë.

Kuqzinjtë e Panuçit po tregohen cinikë para portës kundërshtare, ndryshe nga takimet e fundit kur krijoheshin shumë raste, por pak finalizime.

Shqipëria është me 10 lojtarë në fushë, pasi në minutën e ’41 pasi Memushaj doli nga loja pas një kartoni të kuq, që erdhi pas një tjetër kartoni të verdhë të marrë më herët.
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Turqisë në miqësoren që po luhet në Antalia.

Ka qenë Armando Sadiku që ka dërguar topin në rrjetë pasi një asisti të mirë të Roshit në zonën kundërshtare.

Ky ishte goli i dhjetë për bomberin me fanellën e kombëtares.

Panuçi ka hedhur në fushë një skuadër sulmuese në përballjen e sotme ku Sadiku mbështetet nga krahët nga Roshi dhe Grezda.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet politikani i njohur shqiptar, ja pamjet
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]