×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Shqipëria mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, në një vazo me Greqinë e Serbinë
nga I.M (11/10/2017 ora 11:01)

Përfundimi i fazës së eliminatoreve të Botërorit 2018 ka caktuar jo vetëm cilat skuadra do të shkojnë në këtë aktivitet ndërkombëtar apo në play-off nga zona e Europës, por edhe ka saktësuar ndarjen e Kombëtareve të ndryshme në Ligat dhe vazot për turneun e ri që është krijuar për përfaqësueset, Ligën e Kombeve.

NDARJA SIPAS VAZOVE NË LIGËN C

Vazo 1

Hungari, Rumani, Skoci, Slloveni

Vazo 2

Greqi, Serbi, Shqipëri, Norvegji

Vazo 3

Mali i Zi, Izrael, Bullgari, Finlandë

Vazo 4

Qipro, Estoni, Lituani

Në shortin që do të hidhet më 24 janar 2018, nga Liga C do të dalin katër grupe, ku tre janë me nga katër skuadra dhe një me tre. Fituesit e secilit grup do të ndeshen më pas në gjysmëfinalet dhe finalen e turneun për të siguruar biletën për në Euro 2020. Ndërkaq, të gjitha fitueset e grupeve do të fitojnë të drejtën për t’u ngjitur në Ligën B, ndërsa skuadrat që mbajnë vendin e fundit, do të bien në Ligën D. Renditja në secilën Ligë është shumë e rëndësishme, pasi në bazë të saj, UEFA do të bëjë ndarjet në vazo për shortin e Euro 2020.

Sipas ndarjeve të krijuara, Liga A pritet të jetë shumë konkurruese dhe mund të dhurojë grupe mjaft spektakolare, ndërsa Kosova ka përfunduar në vazon e fundit të Ligës D.

LIGA A (katër grupe me nga tre skuadra)

Vazo 1: Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë

Vazo 2: Francë, Angli, Zvicër, Itali

Vazo 3: Poloni, Islandë, Kroaci, Holandë

LIGA B (katër grupe me nga 3 skuadra)

Vazo 1: Austri, Uells, Rusi, Sllovaki

Vazo 2: Suedi, Ukrainë, Irlandë, Bosnjë Hercegovinë

Vazo 3: Irlandë e Veriut, Danimarkë, Republika Çeke, Turqi

LIGA D (katër grupe me nga katër skuadra)

Vazo 1: Azerbajxhan, Maqedoni, Bjellorusi, Gjeorgji

Vazo 2: Armeni, Letoni, Ishujt Faroe, Luksemburg

Vazo 3: Kazakistan, Moldavi, Lihtenshtejn, Malta

Vazo 4: Andorra, Kosova, San Marino, Gjibraltar

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]