×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Shikoni si Daçiq 'i lëpihet' Erdoganit duke i kënduar këngën 'Osman Aga' (Video)
nga B.Marku (12/10/2017 ora 08:33)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq edhe një herë ka qenë në qendër të mediave sociale duke treguar aftësitë e tij në të kënduar.

Këtë herë, përcjell Telegrafi, ai një gjë të tillë e ka bërë para Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan.

Megjithatë, këtë veprim të tij, shumë në Serbi, përfshirë edhe opozitën e kanë kritikuar ashpër.

Milosh Jovanoviç nga Partia Demokratike e Serbisë e ka kritikuar sjelljen e Daçiqit, duke thënë se ishte një gjest “jashtëzakonisht i padenjë dhe poshtërues” për shtetin e Serbisë.

Nga ana tjetër, nënkryetari i parë i qeverisë serbe për mediat serbe ka thënë se ka kënduar sepse e dinte se do të ndeshë në reagime pozitive nga mysafirët nga Turqia.

“Sa i kuptova, të gjithë në sallë u kënaqën. Sot është lajmi kryesor në Turqi. Dhe çfarë kisha nevojë të bëja? Ta vrisja si (Sulltan) Muratin?”, ka thënë ndër tjerash Daçiq.

“Epo, e dija se do të reagonte ashtu, është një nga këngët e tyre më të famshme, përndryshe këndohet në të gjithë Ballkanin dhe madje edhe tek ne”, ka thënë ndër tjerash kreu i diplomacisë serbe.

Dhe në fund ai me shaka ka treguar se cili ishte bakshishi që kishte marrë: “Kam marrë 100 dollarë. Është një shaka, por është e mirë”.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]