×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Rama "harron" kriminelët dhe merret me PD, tregon se pse u zbyth "miku" Basha nga marrëveshja
nga B.Marku (13/10/2017 ora 10:07)

Kryeministri Edi Rama për herë të parë nga foltorja e kuvendit pranojë se Basha ka prishur marrëveshjen e majit me Ramën.  Sipas Ramës, i cili në rreth 30 minuta retorikë në kuvend u volli vrerë ndaj opozitës, duke e cilësuar atë boshe, si lart si poshtë.

"A e kuptoni si keni përfunduar apo jo. Jeni nga humbja në humbje dhe në humbje do vazhdoni po vijuat kështu. Vini krekoseni këtu si gjel, kur skeni pupla, se puplat po i lini rrugës, i latë në çadër. Morët gjysmën e qeverisë dhe dolët pa gjysëm tuaj në fund të zgjedhjeve. Po skeni faji ju, jeni të pafajshëm. Ju besuat republikën e re, por dolët pa republikë fare.

Basha të vetmin veprim lidershipi që ndërmorri tashmë e hodhi poshtë, u tremb nga thirrjet e Astritit dhe Jozefinën dhe tashmë keni gjetur fajtorin tek martesa jonë me krimin dhe rrini në çadrën e kësja dasme, vetëm këtë keni, pasi për ju keni krimin në kokë, në gojë, në fyt, në barkë, e spo shkojë më poshtë", tha Rama, duke e quajtur opozitën të papërgjegjëshme. 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]