×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
"Kruarje nga pas, nxirje, etje...Edi Rama nën efektin e kokainës në Kuvend" (Foto)
nga B.Marku (13/10/2017 ora 12:12)

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka sot në Kuvend ka parë me sytë e tij provat se kryeministri Edi Rama sipas tij është i droguar. Kruarje, nxirje, dhe etje e madhe.

Në një replikë që pati me kryeministrin sot në seancë plenare, deputeti Nard Ndoka tha se persona nga jashtë Kuvendit, ekspertë të fushës, e kanë njoftuar se nga shenjat që ka shfaqur sot në parlament, kryeministri Rama fakton se është përdorues kokaine.

“Nuk meriton replikë kryeministri se është nën efektin e kokainës. Sapo ma konfirmuan, se ti e di që s’kam besim tek doktori këtu, por dikush më thotë jashtë se shenjat janë tipike për një përdorues kokaine. Kruhet dhe nxihet. Një informacion kualifikues..Keni pirë 6 shishe ujë. Jepini ujë dhe bëjeni njeri normal. Ujë zoti kryeministër. Merrni shishet e ministrave atyre që nuk janë përdorues, megjithëse një pjesë e tyre janë”, tha Nard Ndoka.

Me këtë, personi që i ka dhënë informacionin “kualifikues” siç u shpreh Nard Ndoka, ka parë edhe veprimin e kryeministrit që ra mjaft në sy teksa ai fliste në foltoren e Kuvendit. Kryerjet e vazhdueshme që kreu i qeverisë pati nga pas thuajse gjatë gjithë fjalës që mbajti.

Me këtë replikë Nard Ndoka zbuloi se nuk i beson më Berishës, si politikan apo si mjek, ku ju drejtua Ramës se informacionin nuk e kishte marrë nga doktori në sallë (duke ju referuar Sali Berishës) pasi atij nuk i beson!

Po cfarë e nxiti reagimin e Ndokës?!

Seanca e së premtes në Kuvend ‘dhuroi’ shumë batuta, akuza dhe tension.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e akuzoi disa herë kryeministrin Edi Rama, duke thënë se “ai nuk e lufton krimin pasi është peshku i madh”.


Në një rast, Basha tha se ‘peshkatari është peshku më i madh’.

Rama tha se kjo është përgjigje e denjë ‘filozofin’ Nard Ndoka.

“Peshkatari është peshku më i madh. Këto janë çështje që unë ftoj deputetin Ndoka t’i zgjidhë në gjyq për të drejtën e autorit. Sa për përgjegjësinë, ai bëri shumë herë pyetjen: Çfarë përgjegjësie mund të mbaj unë?! Në fakt, çfarë përgjegjësie mund të mbajë kryetari i PD që shkon nga humbja në humbje? Se Saliu përgjegjësinë e mban, kurse ky pyet çfarë përgjegjësie të mbaj unë?"

Në përgjigje ndaj tij, Ndoka tha se Rama është nën efektin e kokainës.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]