×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
"Habitem se si luan ende në liga të dobëta", Por përgjigja e Cikalleshit ndaj Tares ju lë pa fjalë
nga B.Marku (11/10/2017 ora 10:44)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është nga të paktët lojtarë kuqezi i cili nuk gjendet kurrë në situata të vështira mediatike, sepse deklaratat e tij janë të kuruara në detaj.

Së fundmi, drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare, shprehu habinë e tij për faktin që ish-lojtari i Kukësit nuk po gjen dot një skuadër të madhe, por luan në liga të dobëta si ajo turke. Kjo deklaratë nuk e ka acaruar aspak Cikalleshin. Përkundrazi, ai ndihet i nderuar nga fakti që Lazio ka nisur të interesohet për të. Përgjigjen ndaj Tares e ka dhënë menaxheri i tij, Emre Gumusdograyan, si për ta theksuar idenë se sulmuesi nuk e shfaq veten publikisht më kot, por jep sinjalet e duhura për të ardhmen.

Kam lexuar atë që Tare ka thënë dhe padyshim që është një nder për Cikalleshin, por ende nuk kemi marrë asnjë ofertë konkrete. Nëse kjo ndodh, padyshim që oferta e italianëve do të ketë prioritet, por nuk mund të flasim asgjë në momentin që nuk kemi fakte konkrete".

Ky reagim nga menaxheri i Cikalleshit tregon shumë. Me pak fjalë, ai i thotë Tares "na nis ofertën, se ne vijmë". A ka më bukur se kaq? Një shqiptar tjetër te skuadra italiane me shqiponjë, Lazio!

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]