×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”
21 ore më parë
Provokimi grek/ Flamuri i Vorio-Epirit përpara ndeshjes Greqi-Kroaci
nga B.Marku (13/11/2017 ora 06:47)

Disa minuta para se të fillonte ndeshja e kthimit Greqi-Kroaci, që do të përcaktonte se kush prej dy ekipeve do të shkonte në Botërorin e Rusisë vitin që vjen, një incident ka ndodhur në shkallët e stadiumit “Georgios Karaiskakis” të Pireut, në Athinë.

Persona që janë identifikuar si anëtarë të organizatës nacionaliste “Epiri i Veriut 1914” kanë hapur një flamur gjigant të Vorio-Epirit.
Flamuri ka mbetur i shpalosur edhe gjatë himnit të të dy skuadrave, e është mbledhur pasi është kënduar edhe himni kombëtar i Greqisë.
Sipas disa portaleve sportive greke, kjo është një përsëritje e incidentit të ndodhur edhe në ndeshjen me Bosnjen, për kualifikueset e Botërorit, si dhe në miqësoren me Malin e Zi, për të cilin Shqipëria ka bërë ankimim në FIFA.
Vlerësohet se edhe organet e rendit të caktuara për të zbatuar rregullat gjatë një ndeshjeje të tillë nuk kanë kryer kontrollet që përcakton FIFA për takimet ndërkombëtare.

Veç të tjerash, ajo që është komentuar negativisht edhe nga gazetarët sportivë grekë ishte fakti që shumë prej tifozëve vendas kanë vërshëllyer himnin e Kroacisë. Ende nuk ka një prononcim të FIFA-s për incidentin në fjalë.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Lajm 'bombë', futbollisti shqiptar ndahet nga gruaja e tij superseksi: 'Nuk dua ta përdorë mbiemrin tim'
Nga macja e zezë tek pasqyra e thyer: 10 besëtytnitë që besojnë shqiptarët!
Hueyda flet për partnerin e ri: Ai është dashuria ime e parë dhe shpresoj e fundit!
Iva Aliko dhe Kallashi me sjellje lezbikesh në emision, bëjnë veprimin që nuk pritej
Skandali/ Iva Aliko nxjerr në shesh thithkat e gjoksit të saj live në emision (Foto+18)
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]