×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Prostitucioni në Durrës, ja si u kapën në flagrancë tutorët
nga E.B (13/10/2017 ora 04:13)

Specialistët për Trafiqet në Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Iris”, në kuadër të të cilit kanë ndaluar dy gra të akuzuara për “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Janë ndaluar shtetaset: S.S, 57 vjeçe dhe T.T., 49 vjeçe, të dyja banuese në Durrës.

Operacioni u finalizua ditën e djeshme pas një pune hetimore 2-mujore me metoda speciale nga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije për “DurrësLajm” se të dyja shtetaset janë kapur në flagrancë në ambientin ku ushtronin prostitucion brenda qytetit të Durrësit.

Policia thotë gjithashtu se është dokumentuar se shtetaset e mësipërme kanë ushtruar prostitucion dhe kanë shfrytëzuar edhe femra të tjera për prostitucion kundrejt një pagese të caktuar.

Në ngarkim të shtetaseve të mësipërme Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

  • “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetases S.S. parashikuar në nenin 114/1 të Kodit Penal.
  • “Prostitucion” në ngarkim të shtetases T.T. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.
Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]