×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Pranoi më më fund lidhjen me Klea Hutën, por Elgit Doda shpërthen nga mediokriteti
nga B.Marku (12/10/2017 ora 01:10)

Vetëm pak ditë më parë pas një odiseja të gjatë mohimesh dhe përgjigjesh evazive, përmes të njëjtës foto në Instagram kantautori Elgit Doda dhe këngëtarja Klea Huta pranuan se janë në një lidhje dashurie.
Madje përmes ndjekësve dhe artistëve të ndryshëm u mësua, se çifti kanë më shumë se 1 vit e gjysëm së bashku, por kanë qenë mjaft të kujdesshëm për ta fshehur lidhjen larg syve të mediave dhe ndjekësve.

Megjithatë paraditen e sotme kantautori Elgit Doda ka habitur me një postim të gjatë në rrjete sociale, ku shprehet se mjafton të kesh një lidhje, apo të bësh një skandal për të qenë në qendër të vëmendjes.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje se tashmë krijimi i artit, këngëve të bukura dhe fitimi i çmimeve të ndryshme në festivale nuk kanë më rëndësi përpara lajmeve të skandaleve.

Statusi i plotë i kantautorit Elgit Doda në rrjete sociale:

Çfarë i duhet arti një artisti?

Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!

Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.

I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë public “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt!

Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend",”-përfundon Elgiti./

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Gjykata zbardh më në fund të vërtetën për administratorin e faqes 'Vipat e Bllokut' (Foto)
Tahiri flet pas akuzave: Habilajt i kam kushërinj, por gabimi i madh që bëra ishte...
A e dini sa miliarda dollarë pasuri ka Ilir Meta?
Grezda: Me Panuçin përshtatem më mirë, ja ç’më tha Kielini në fundin e ndeshjes
Lajm i Fundit/ Rama 'heq' dorë nga Tahiri: 'E neveritshme, shteti ta...'
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]