Të Rekomanduara
Italianët : Shqipëria, Kuba e Mesdheut. Një vend i duhur për të investuar në turizëm
1 dite më parë
Reportazh i ngrirë nga Maja e Qores (Foto)
Ngjitje alpinistike në Majën e Gurit në Shebenik (Foto)
Eskursion në fundjavë në pyjet e Qafë Shtamës, vendit turistik më pranë Tiranës (Foto)
Ja si asimilohen sot shqiptarët në Maqedoni (VIDEO)
Basha i ofroi vendin e tretë në listën e Tiranës? Floriana Garo rrëfen të vërtetën
nga r.hajdari (12/01/2017 ora 11:02)

Moderatorja Floriana Garo është prononcuar rreth lajmit që qarkulloi në media se ajo do të ishte e përzgjedhura e Lulzim Bashës si deputete për qarkun e Tiranës.

Garo e ka mohuar kategorikisht këtë gjë në emisionin "Opinion" duke pohuar: "Jo, nuk është e vërtetë".

Moderatorja e "Jo vetëm Modë" ka treguar edhe një mesazh të çuditshëm që i kishte ardhur në telefonin e saj, por që nuk kishte të bënte me kandidimin.

E ftuar në panelin e emisionit, moderatorja Floriana Garo ka thënë se në Facebook është e rëndësishme të paraqesësh gjëra të vërteta dhe jo mashtrime. "Ajo që duhet të tregojmë në rrjetet sociale duhet të jetë diçka e vërtetë, të mos jetë diçka fallco", ështe shprehur Garo.

Me tej ajo ka rrëfyer për një mesazh që ka marrë kur ka hapur rrjetet sociale.

“Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, facebook-un kryesisht, dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: "Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden. Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, është shprehur Floriana Garo , Transmeton Shqiperiaime

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]