EMRI / Viktima e 9 nga i ftohti, ndërron jetë 61-vjeçari në Sarandë
nga SHI (12/01/2017 ora 10:58)

Një 61 vjeçar në qytetin e Sarandës dyshohet se ka vdekur nga i ftohti.

I moshuari është gjetur pa jetë pranë banesës, raporton Portali "Albeu".

Nga të dhënat paraprake të policisë së Sarandës mësohet se 61 vjeçari Zh. Telo nuk kishte shenja dhune në trup dhe se dyshohet se ka vdekur nga i ftohti. Zh. Telo punonte në kapitenerinë e Portit të Sarandës.

"Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se nëlagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesës së tij private është gjetur i pajetë shtetasi Zh.T., rreth 61 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes , Transmeton Shqiperaime

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“Drejtësia u bë më në fund” (Foto)
Prindërit e shitën për 26 dollarë kur ishte 7-vjeç, sot e tërë bota e do Jackie Chen
“Çmendet” i riu nga Tirana, prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj..
Elbasan: Hyn në bunker dhe zbulon gjënë më të tmerrshme të jetës së tij
Shkoi me flokët si shkurre te parukierja, nusja nuk njihet më kur del nga salloni
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]