Debutimi/ Talenti shqiptar Keidi Bare zbulon bisedën me Simeonen
nga SHI (12/01/2017 ora 10:42)

Talenti i Kombëtares shqiptare, Klejdi Bare në minutën e 78-të të sfidës për "Copa del Rey" është thirrur nga trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone për tu futur në fushën e lojës.

Mesfushori shqiptar rrëfen emocionet kur ka marrë këshillat e fundit nga Diego Simeone. Talenti premtues i kuqezinjve rrëfen ndjesinë e përjetuar sapo ka zbritur në fushë në një intervistë për gazetën "Panorama Sport".

Si u ndiet në momentin kur ju thirri Simeone?
Kisha shumë emocione dhe faktikisht nuk e prisja të luaja pasi ndeshja nuk po shkonte shumë mirë për ne në ato momente. Kur më thiri Simeone mbeta i shtangur. Jashtë fushe ishte shumë e vështirë në ato pak momente por kur zbrita në fushë më kaluan emocionet.

Çfarë ju tha trajneri në ato çaste, cilat ishin këshillat e tij?
Më tha: “Futu pa frikë dhe luaj sikur të jetë një stërvitje. Bëj vetëm ato që ti di, asgjë më shumë”

Ndonjë këshillë taktike?
Pozicioni im është në mesfushë por luajta pas sulmuesit. Kur po futesha trajneri më tha që do të luaja prapa Torresit. “Kombinohu sa më mirë me Torresin”, kaq më kërkoi në ato momente.

Si është Simeone në stërvitje?
Ai është një trajner që i ka thuajse të gjitha cilësitë. Nuk mund ta përkufizosh vetëm me një fjalë, apo vetëm me një epitet. Është i komunikueshëm dhe njëherazi shumë i rreptë. Ai kërkon gjithmonë maksimumin në çdo sekondë. Fokusohet shumë te aspekti taktik dhe forca ,transmeton Shqiperiaime

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“Drejtësia u bë më në fund” (Foto)
Prindërit e shitën për 26 dollarë kur ishte 7-vjeç, sot e tërë bota e do Jackie Chen
“Çmendet” i riu nga Tirana, prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj..
Elbasan: Hyn në bunker dhe zbulon gjënë më të tmerrshme të jetës së tij
Shkoi me flokët si shkurre te parukierja, nusja nuk njihet më kur del nga salloni
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]