Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
Trump pranon publikisht se pas hakimit qëndron Rusia
nga V.Prendi (12/01/2017 ora 09:44)

Presidenti i Zgjedhur i SHBA Donald Trump ka pranuar për herë të parë se pas hakimit të emaileve të demokratëve fshihet Rusia.

"Besoj se ishte Rusia. Putin nuk duhej të hakonte vendin tonë dhe besoj se nuk do ta bëjë më gjatë presidencës time. Duhet të them gjithashtu se Komiteti Kombëtar i Demokratëve ishte totalisht i pambrojtur. Ata kanë tentuar të hakojnë edhe republikanët, por nuk ja kanë arritur qëllimit pasi ne i kishim marrë të gjitha masat,"u shpreh Trump.

Trump gjithashtu ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve se Rusia ka materiale komprometuese ndaj tij, duke u shprehur se Moska nuk ka tentuar kurrë ta shantazhojë. Ai tha se fakti që Putin e simpatizon atë nuk duhet marrë si dobësi.

Ndërtimi i murit me Meksikës ka marrë sërish vëmendje në këtë konferencë, ku Trump ka përsëritur se muri do të ndërtohet dhe se Meksika do të paguajë koston e tij.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]