Të Rekomanduara
Kërcënon Ziadin Sela: Nëse nuk pranohet që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni, atëherë shqiptarët...
nga shqiperiaime.al (12/01/2017 ora 09:20)

Kryetari i Aleancës Shqiptare në Maqedoni,  Ziadin Sela , ka thënë në një deklarate në rtv21 të Maqedonisë, se nëse maqedonasit nuk pranojnë ta votojnë ligjin që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni, atëherë shqiptarët do krijojnë parlamentin e tyre.

“Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët”, tha Sela në rtv21 të Maqedonisë.

Shqiptarët nuk do të pranojnë më mashtrime nga partitë maqedonase dhe se është momenti i fundit kur shqiptarët duhet ti realizojnë të drejtat e tyre si popull i barabartë, u shpreh Sela.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]