Të Rekomanduara
Ja sa shqiptarë kishte në Shkup, Tetovë dhe Gostivar para një shekulli (Dokument)
23 ore më parë
“Kullat e ngujimit”, ruajtëse të meshkujve nga gjakësi, sot destinacione turistike
Lesley Bellew: Shqipëria, një vend i mrekullueshëm turistik i fshehur për botën
Mbytja e 12 vjeçarit në liqen: E ëma përfundon në spital, babai vuan dënimin për përdhunimin e së bijës që i mbijetoi dje mbytjes
nga V.Prendi (12/01/2017 ora 08:58)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur diten e djeshme në Tiranë, ku një fëmijë 12 vjeç u mbyt në rezervuarin e fshatit Mëzes, pasi shtresa sipërfaqësore e akullit u thye kur viktima po luante bashkë me disa fëmijë të tjerë. Motra e tij 15-vjeçare rrezikoi seriozisht jetën, duke tentuar të nxjerrë vëllain nga liqeni, por nuk ia arriti.

Trupi i 12 vjeçarit, F. Gurakuqi, u nxor i pajetë 2 orë më vonë, nga palombarët e forcave speciale RENEA.

Viktima ka qenë duke luajtur mbi akullin e liqenit, bashkë me disa fëmijë të tjerë, kur pjesa e ngrirë është thyer dhe ai ka rënë brenda në liqen, duke mos arritur të dalë më nga aty.

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë shkuar të parët në vendin e ngjarjes duke ndihmuar 15-vjeçaren E.Gurakuqi dhe më pas kanë lajmëruar Policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.6 dhe më pas edhe forcat speciale RENEA

Nëna e dy fëmijëve, Jolanda Gurakuqi, sapo ka mësuar ngjarjen, ka pësuar gjendje të fikëti dhe është dërguar po ashtu në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan panorama.

Ndërsa babai i dy fëmijëve, Fatos Gurakuqi, aktualisht ndodhet në burg, duke vuajtur dënimin me 10 vjet heqje lirie, i akuzuar për përdhunimin e së bijës, vajzës që i mbijetoi dje mbytjes në liqen.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]