Të Rekomanduara
Arsa, qyteti ilir me histori të grabitur
1 ore më parë
Heshtje institucionale në 11-vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova
Familjarët e viktimave të “21 Janarit”: Kemi prova të reja, por nuk na dëgjon kush
nga shqiperiaime.al (11/01/2017 ora 10:14)

Plaga qëndron ende e hapur edhe në familjen e Hekuran Dedës, ku familjarët shprehen se besojnë tek premtimi i kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e çështjes.

“Këto 6 vite kanë qenë shekuj për shkak të vështirësive që kemi pasur. Kemi folur boll.

Nuk gjej shumë fjalë pasi gjithçka ka shterur.Kam besim se kryeministri do ta mbajë fjalën dhe do të vendosë pas hekurave përgjegjësit”, tregon Zabit Deda, vëllai i Hekuranit që mbeti i vrarë me plumb në kokë afër portës së Kryeministrisë.

Edhe për familjen “Myrtaj”, fatkeqësia që u ka ndodhur nuk është përtypur ende.

Renato Myrtaj, i biri i Faik Myrtajt, tha se përpos hallit që i ka rënë, në adresë të tyre vazhdojnë të venë kërcënime të forta.

“Kjo është një drejtësi e mohuar dhe 2 emrat e përgjegjësve tashmë i njohin të gjithë shqiptarët.

Edhe nëse do të guxojë ndokush ta hetojë, nuk ka për t’ia dalë kurrë.Gjurmët që kanë lënë duart e lara me gjak, janë fshehur mirë.

Shpresa e fundit ka ngelur në duart e Strasburgut”, nenvizon RenatoMyrtaj.

Ngjarja e 21 janarit të vitit 2011, cilësohet si një prej më të hidhurave që kanë shoqëruar historinë e tranzicionit shqiptar.

Atë ditë opozita protestonte përpara Kryeministrisë kundër qeverisjes “Berisha”.Në mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë të menjëhershme për shtyp, e quajti revoltën si grusht shteti.

Ai fillimisht mohoi përfshirjen e Gardës së Republikës në krim, duke deklaruar se protestuesit ishin vrarë nga afër me armë të sofistifikuara, si çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë dhe thika me helme.

Ky version ra shpejt pasi media faktoi mes pamjeve momentet kur forcat e Gardës së Republikës kishin hapur zjarr ndaj protestuesve.

Në një intervistë televizive rreth një muaj më parë, ish-kryeministri siguroi se nuk do ta lironte zyrën e tij për asnjë arsye dhe në rast se ish-lideri i opozitës Edi Rama nuk do të përmbahej, s’do ishte më gjallë.

Sot, tek sa po mbushen 6 vite nga ngjarjet e trishta, autorët e vërtetë të krimit shtetëror janë ende të lirë./TemA/

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]