Të Rekomanduara
Arsa, qyteti ilir me histori të grabitur
1 ore më parë
Heshtje institucionale në 11-vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova
Kia zbulon veturën sportive Stinger GT
nga shqiperiaime.al (11/01/2017 ora 09:40)

Kia ka zbuluar veturën super sportive Stinger GT në panairin e veturave që është duke u mbajtur në Detroit.

Kia Stinger GT ka katër dyer, motorin 3.3 litërsh V6 që prodhon 365 kuaj fuqi, ndërsa çmimin fillestar do ta ketë rreth 50 mijë euro.

“Stinger GT është model grand turismo, i bërë për distanca të largëta”, ka thënë shefi i dizajnit në Kia, Gregory Guillaume.

“Nuk është vetëm për shpejtësi, por është makinë luksi e shumë komfore. Kjo makinë është e bërë e gjitha për udhëtime”, ka shtuar ai.

Motorin e ka atë të tanishmin e Kia’s, 3.3 litërsh twin-turbo V6 me benzinë, por të përditësuar që prodhon 365 kuaj fuqi, ndërsa ka rrotat e pasme aktive.

Stinger GT shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.1 sekonda.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]