Shqiptarët e Belgjikës protestojnë para ambasadës franceze për Haradinajn
nga ShqiperiaIme (11/01/2017 ora 09:28)

Sot në Bruksel, me iniciativë të deputetit shqiptar të Brukselit, Amet Gjanaj, dhe me mbështetjen e shoqatave shqiptare të Belgjikës, u mbajt një tubim përpara ambasadës së Francës në Bruksel, për të kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.
 
Gjatë tubimit, qarkulloi peticioni për kërkimin e lirimit të tij nga Franca.

Të gjitha fletet e peticionit bashkë me një kërkesë të shkruar, dhe librin e profesorit Nusret Pllana mbi evidentimin e krimeve të serbëve gjatë shekujve, ia dorzoi deputeti përfaqësuesit të ambasadës së Francës.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]