Të shtëna me armë në një dyqan në Spanjë (Foto/Video)
nga ShqiperiaIme (11/01/2017 ora 09:20)

Një person ka shtënë me armë në një supermarket në Spanjë.
 
Sulmuesi, për të cilin raportohet se ishte duke mbajtur benzinë dhe barut, hyri në dyqanin ‘Marcadona’ në rajonin e As Lagoas, para se të shtinte me armë në ajër, shkruan DailyMail.

Shumë blerës ishin brenda në supermarket. Sipas burimeve nga policia, thuhet se i riu ka probleme psikike dhe jeton shumë afër dyqanit.

Nga incidenti fatmirësisht nuk pati të lënduar.

 

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]