Të Rekomanduara
Italianët : Shqipëria, Kuba e Mesdheut. Një vend i duhur për të investuar në turizëm
1 dite më parë
Reportazh i ngrirë nga Maja e Qores (Foto)
Ngjitje alpinistike në Majën e Gurit në Shebenik (Foto)
Eskursion në fundjavë në pyjet e Qafë Shtamës, vendit turistik më pranë Tiranës (Foto)
Ja si asimilohen sot shqiptarët në Maqedoni (VIDEO)
Reagon Vuçiç: "Shqiptarë ka shumë dhe janë të fuqishëm, por Haradinajn e dua në Serbi!"
nga ShqiperiaIme (11/01/2017 ora 08:56)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me rastin e protestës së shqiptarëve në Nju Jork dhe gjithandej Evropës për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt, ka thënë se “nuk i shkon mendja që t’i mbrojë ata që kanë kryer krime të rënda”.

Do të thosha se në të gjitha vendet e Evropës dhe botës, shqiptarë nga shtete të ndryshme, Maqedonia, Shqipëria apo nga pjesa e territorit tonë të Kosovës, por edhe nga Mali i Zi, ka shumë. Në SHBA, në Zvicër, Gjermani, Angli dhe çdokund janë mirë të organizuar”, ka thënë Vuçiç, raporton lajmi.net.

Ai për televizionin publik serbe ka thënë po ashtu se “shqiptarët janë shumë mirë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe të shkaktojnë probleme reale dhe bezdi në vendet pritëse”.

Vuçiç ka thënë se kjo ngre edhe çështje tjera, për të gjitha ato vende që janë të ekspozuara me ato armiqësi: “A ka hyrë dikush në thelbin e cështjes? Lëreni këto muhabete se a është dicka kundër shqiptarëve apo kundër kujtdo tjetër. A i keni thënë vetës –  a mos ndoshta ne mbrojmë kriminelë lufte?”

Dhe kjo është pyetja ime për ata që tentojnë të më dërgojnë mesazhe apo të me telefonojnë, duke me sqaruar mua se Serbia nuk është sjellë ashtu apo kështu dhe se nuk është dashur që Serbia të kërkojë ekstradimin e Haradinajt”, ka thënë kryeministri serb.

Dëshiroj edhe të pyes se a e vendos dikush gishtin në kokë. Unë jo. Nuk me shkon në mendje që cilindo kriminel lufte ta mbrojë, sikur nuk kam bërë me ata që kishin emra dhe mbiemra tonë, e që kishin kryer krime”, ka thënë ai, transmeton Shqiperiaime.al.

 

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]