Të Rekomanduara
Plazhet pa zot. Në Durrës asnjë masë, bashkia: Do heqim liçencat (VIDEO)
11 ore më parë
Marrëzia tjetër e Serbisë/ Pas Ramush Haradinajt, synon arrestimin e Hashim Thaçit
nga ShqiperiaIme (11/01/2017 ora 07:50)

Serbia nuk e ka ndërmend t’i anulojë fletarrestimet ndërkombëtare për liderët kosovarë, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
 
Pas arrestimit të ish kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë me fletarrest të Serbisë të lëshuar qysh në vitin 2004, Serbia synon që po me fletarrest ndërkombëtar të arrestojë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburovic ka thënë se në Serbi ende është në fuqi fletëarresti për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që procedura kundër tij vazhdon, transmeton lajmi.net.

Në procedurën kundër Thaçi tashmë ekziston aktvendimi i shkallës së parë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka ardhur deri te zgjerimi i aktakuzës për vepër penal të gjenocidit dhe fletarrestim në Serbi ende është në fuqi”, ka thënë Kuburovic.

Ajo e pranon se për dallim prej Serbisë, fletarresti për Thaçin në vendet e Interpolit është stopuar kështu që ai nuk shihet në sistemet e tyre.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]