As në Serie A e as në La Liga. Ja ku do te vazhdojë karriera e Rei Manaj
nga ShqiperiaIme (11/01/2017 ora 07:01)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Interit, Rei Manaj, gjatë merkatos së këtij muaji do të transferohet tek ish ekipi i tij.

Pasi përfundoi para planifikimit huazimi që bëri në verë te Peskara, ai tashmë do të rikthehet te zikaltërit në pritje të ekipit të ri ku klubi i Milanos do ta huazojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas raportimit të mediave italiane pranë Interit, janë tre skuadra të Serisë B që kanë shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar kuqezi.

Peruxhia, Bari dhe Benevento duan ta kenë pjesë të tyre futbollistin shqiptar dhe mbetet për t’u parë nëse deri në fund të janarit do arrijnë të gjejnë marrëveshjen me vetë Manajn dhe klubin zikaltër. /Lajmi.net 

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“Drejtësia u bë më në fund” (Foto)
Prindërit e shitën për 26 dollarë kur ishte 7-vjeç, sot e tërë bota e do Jackie Chen
“Çmendet” i riu nga Tirana, prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj..
Elbasan: Hyn në bunker dhe zbulon gjënë më të tmerrshme të jetës së tij
Shkoi me flokët si shkurre te parukierja, nusja nuk njihet më kur del nga salloni
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]