Të Rekomanduara
Italianët : Shqipëria, Kuba e Mesdheut. Një vend i duhur për të investuar në turizëm
1 dite më parë
Reportazh i ngrirë nga Maja e Qores (Foto)
Ngjitje alpinistike në Majën e Gurit në Shebenik (Foto)
Eskursion në fundjavë në pyjet e Qafë Shtamës, vendit turistik më pranë Tiranës (Foto)
Ja si asimilohen sot shqiptarët në Maqedoni (VIDEO)
Kapet “i forti” i Tiranës, si plagosi dy vëllezër te “Kafja e Rremës” (Video)
nga ShqiperiaIme (11/01/2017 ora 06:57)

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme Herger Çitakun, 28 vjeç, i njohur për plagosjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Çitaku u arrestua ditën e sotme, pasi është dënuar me 12 vjet burg për plagosjen e dy të rinjve. Policia ka publikuar edhe videon e arrestimit të të fortit të Babrrusë.

Ngjarja

Më datë 21.05.2012, rreth orës 20:30, në lokalin “Çermenika” në pronësi të shtetasit Sokol Gjypi ka shkuar si klient shtetasi Enver Bitri. Në lokal, në këtë kohë, ndodheshin shtetasit Armando Gjypi dhe Jetnor Gjypi (djemtë e shtetasit Sokol Gjypi) të cilët ishin të punësuar aty, dhe që, së bashku me shtetasit Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Eriol Xherri, ishin ulur në një nga tavolinat në verandën e lokalit.

Shtetasi Enver Bitri, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka mbërritur në lokal, është ulur në tavolinën ngjitur me tavolinën në të cilën ndodheshin i dëmtuari Armando Gjypi dhe shtetasit Jetnor Gjypi, Erald Bruçi, Isuf Bruçi dhe Eriol Xherri dhe ka porositur një birrë.

Duke parë gjendjen e tij të dehur, i dëmtuari Armando Gjypi në fillim nuk ka dashur t’i shërbejë, por, më pas, duke parë këmbënguljen e tij, i ka shërbyer. Gjatë kohës që ishte duke pirë birrën shtetasi Enver Bitri ka filluar një debat me fjalë me shtetasit Erald Bruçi dhe Eriol Xherri, të cilët ndodheshin në një tavolinë me të dëmtuarin Armando Gjypi dhe vëllanë e tij Jetnor Gjypi.

Duke parë debatin që po zhvillohej mes shtetasit Enver Bitri dhe miqve të tij, shtetasi Jetnor Gjypi e ka nxjerrë shtetasin Enver Bitri jashtë lokalit duke e shtyrë, pasi ai ishte i pirë dhe kundërshtonte, nuk donte të largohej. Për një moment shtetasi Enver Bitri është rrëzuar.

Në këtë kohë, i pandehuri Herger Çitaku, i cili ndodhej në bilardon përballë me lokalin e vëllezërve Gjypi, duke parë që shtetasi Jetnor Gjypi kishte rrëzuar në tokë shtetasin Enver Bitri, i cili ishte mik me babanë e tij, ka ndërhyrë për të ndihmuar këtë të fundit dhe është konfliktuar me fjalë dhe pastaj me grushta me shtetasit Jetnor Gjypi, Armando Gjypi, Erald Bruçi dhe Erjol Xherri.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]