Partizani sot luan miqësoren e luksit kundër Fenerbahce
nga ShqiperiaIme (11/01/2017 ora 05:20)

Partizani do të zhvillojë sot miqësoren e parë të fazës përgatitore në Antalia.

Të kuqtë do të luajnë në orën 18:00 me Fenerbahce në stadiumin “Akdeniz. Një miqësore luksi për skuadrën shqiptare që do të ketë mundësinë të luajë me një ekip me emër në futbollin Europian me yje si Robin Van Persie në përbërje. Sulejman Starova do të testojë lojtarët e afruar. 

Vëmendja është përqendruar natyrisht te sulmuesi Mathew Boniface, afrim i merkatos së janarit. Trajneri i të kuqve do të ketë mundësinë të shikojë edhe formën e Arbnor Fejzaullahit, i cili e kaloi dëmtimin. Miqësorja me Fenerbahce është edhe një mundësi e mirë për të gjithë lojtarët, të cilët të tregojnë cilësitë e tyre. Në këtë periudhë ka shumë menaxherë dhe skautë në Antalia ku zhvillojnë përgatitjet shumë ekipe Europianë. /Shqiperiaime.al

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
Kap gruan shtatzënë duke e tradhtuar me pronarin, burri i bën atë që s'ia priste mendja kurrë
Cmenden në Big Brother Gjermani, tëresisht nudo përpara miliona shikuesve (Fotot)
Lajm i keq për shqiptarët/ Parlamenti hollandez merr vendimin drastik për lëvizjen e lirë
Historia e pazakontë: Shoku i ngushtë më mban në shtëpi, kur ai s'ështe unë dhe gruaja e tij (Foto)
Nëna e dy fëmijëve nxjerr ëndrrën nga sirtari pasi burri e tradhtoi
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]