Të Rekomanduara
Kombëtarja e femrave mposhtet nga 19-vjeçaret italiane
nga shqiperiaime.al (11/01/2017 ora 05:17)

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave e nisi me humbje vitin 2017. Pavarësisht motit të ftohtë, vajzat kuqezi zbritën në  “Elbasan Arena”, për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Italinë U19, një sfidë kjo që u mbyll me humbjen minimale 0-1.

Fati i ndeshjes u vendos që në pjesën e parë të saj kur në minutën e pestë, Alice Regazzoli ndëshkoi skuadrën tonë përfaqësuese duke i dhënë avantazhin 19-vjeçareve italiane.

Kombëtarja shqiptare i pati mundësitë për të barazuar shifrat e takimit, por nuk arriti dot t’i shfrytëzojë ato. Fundi i 90 minutave la në fuqi shifrat 1-0 për skuadrën përfaqësuese italiane. /Top Channel

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]