Të Rekomanduara
Italianët : Shqipëria, Kuba e Mesdheut. Një vend i duhur për të investuar në turizëm
7 ore më parë
Reportazh i ngrirë nga Maja e Qores (Foto)
Ngjitje alpinistike në Majën e Gurit në Shebenik (Foto)
Eskursion në fundjavë në pyjet e Qafë Shtamës, vendit turistik më pranë Tiranës (Foto)
Ja si asimilohen sot shqiptarët në Maqedoni (VIDEO)
Reagon babai i Noizyt: E vërteta e arrestimit, ç’deklaruam në polici (Foto)
nga ShqiperiaIme (11/01/2017 ora 04:56)

Lajmi se Noizy ishte shoqëruar në polici bëri xhiron e rrjeteve sociale para dy ditësh. Policia e Durrësit ka shkuar mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e reperit Noizy dhe e ka shoqëruar në polici, pasi motra e Stresit publikoi një video, ku ai gjuante me armë, duke kërkuar sqarim pse ai nuk shpallej në kërkim njësoj si vëllai i saj. Por, lidhur me këtë lajm ka reaguar babai i reperit, Bashkim Rajku.

Në një prononcim për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ai shprehet se Noizy nuk është shoqëruar në polici dhe as policia nuk ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit të mirënjohur, por ka qenë shefi i komisariatit, ai që e ka telefonuar atë dhe i ka kërkuar që së bashku me Noizyn të shkojnë pranë ambienteve të policisë për të bërë një deklaratë.

“Noizy është si kokrra e mollës, s’kemi punë me policinë. S’kemi as kohë, as nerva të merremi me këto lajme. Dje ka qenë në Prishtinë dhe u kthye pasi mbaroi koncertin. Më mori shefi i komisariatit në telefon dhe më tha që ka dalë në internet një lajm që Noizy ka qëlluar me armë. Dhe unë i thashë që ka bërë një klip me Çiljetën ku ka pasur armë. Shkova bashkë me Noizyn në polici, dhamë një deklaratë dhe erdhëm në shtëpi, as 5 minuta punë nuk ishte”, shprehet Bashkimi në lidhje me lajmin e shoqërimit të të birit.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]