Të Rekomanduara
Shëtitën 45 vende, shikoni si u pritën në Shqipëri dhe Kosovë (VIDEO)
6 ore më parë
Gjiri i Gramës, një mrekulli natyrore që pret pushuesit verorë (Foto)
Profil/ Kush është Ilir Meta, Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë
''Ishte koha kur Ledri Vula ishte emigrant'', kjo foto nuk ka për ti pëlqyer Ledrit (Foto)
Lajmi i Fundit/ Dridhet Parlamenti i Maqedonisë, Zeka i BESËS këndon himnin shqiptar në foltore (Video)
Makinat që janë përdorur për ndëshkime brutale: Brenda Muzeut të Torturës (Video)
nga SHI (11/01/2017 ora 07:29)

Mohamed Abdel Wahab e ka themeluar në Kairo të Egjiptit, Muzeun e Torturës, ku janë ekspozuar disa makina të cilat janë shfrytëzuar për të ndëshkuar njerëzit.

Në mesin e 180 pajisjeve, ndodhet thika gjigante në formë lavjerrësi, për të shqyer trupin e të ndaluarit; një gijotinë që është ende në gjendje të mirë; arkivoli me thumba të mprehtë; si dhe rrota e madhe për t’i thyer eshtrat e njerëzve, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto pajisje apo makina vijnë nga vende të ndryshme të botës, si dhe kanë histori të veçanta.

“Ideja për krijimin e këtij muzeu më erdhi kur e vizitova Irakun. Për koincidencë, hyra në shtëpinë e ish-presidentit Saddam Hussein. Shoferi që po më shoqëronte, lagu pantallonat nga frika. E pyeta se çfarë po ndodhë, më tha se as zogjtë nuk kanë mundur të fluturojnë sipër shtëpisë së Sadamit”, ka thënë historiani Wahab.

“Më e lehtë do të ishte gjetja e gjilpërës në fund të detit, sesa krijimi i këtij muzeu. Duhet të mbledhësh pajisje, shumica e të cilave janë të ndaluara për publikuan. Shumica prej tyre as që ekzistojnë, por janë skicuar nga ata që dikur kanë torturuar njerëz”, shtoi ai.

Hapësira e cila ndodhet poshtë një parkingu të kryeqytetit të Egjiptit, hapet vetëm një herë në vit, gjegjësisht më 26 qershor kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbështetjes së Viktimave të Torturës ,transmeton Shqiperiaime

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]