Facebook shton reklama në video, ju mundëson të fitoni para sikurse YouTube
nga SHI (11/01/2017 ora 07:19)

A jeni të neveritur nga reklamat para videove në YouTube të cilat mund të kalohen vetëm pas disa sekondave? Si duket, edhe Mark Zuckerberg ndan të njejtin mendim me ju.

Megjithatë, lajmi i keq është se rrjeti social që ai drejton do të shfaq një lloj tjetër të reklamave që mund të jenë edhe më të bezdisshme.

Fjala është për reklamat në mes të videove. Ky lloj reklamimi duket se do të vijë në videot në Facebook dhe do të ju ndërprejë atë çfarë po shikoni. Reklamat në mes të videove do të shfaqen pasi të keni shikuar një video deri në 20 sekonda.

Kështu, ato do të shfaqen vetëm në videot që janë të gjata deri në 90 sekonda mirëpo prapë se prapë kanë mundësinë të shtyjnë njerëzit të mos shikojnë video në Facebook pas 20 sekondave të parë.

Facebook do të ndanë fitimin me krijuesit e videove, duke marrë 45 për qind të shitjeve, njejtë sikurse YouTube.

Tani për tani, reklamat janë në fazën testuese por nëse rezultojnë të suksesshme ato mund të shpërndahen në secilën video në Facebook,transmeton Shqiperiaime

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]