Ju kujtohet adoleshentja ruse që fitoi si dhuratë një kali nga presidenti rus: ja cfar i kanë ofruar asaj tani (Foto/Video)
nga SHI (11/01/2017 ora 07:16)

Presidenti rus Vladimir Putin i ka realizuar ëndrrën e kamotshme një adoleshenteje, duke i dërguar një dhuratë të pazakontë.

Gloria Kolesnikova 18-vjeçe gjithmonë kishte ëndërruar të ketë një kali, dhe kështu vendosi t’i shkruaj disa letra presidentit rus, transmeton Telegrafi.

Ajo së bashku me motrën Anën i kishte shkruar katër letra liderit rus, dhe ishte emocionuar tej mase kur mori si dhuratë në nëntor të vitit të kaluar.

“Nuk kam pritur që do të marrë ndonjë përgjigje, e lërë më që do të fitoi atë që e kam ëndërruar gjithë jetën. Ishte një ëndërr e fëmijërisë. Presidenti Putin ka insistuar që unë ta marrë kalin, edhe pse thuhet se shumë njerëz nuk ishin të gëzuar për këtë vendim të tij”, ka deklaruar Gloria.

Ajo është munduar që vazhdimisht t’ia uroj ditëlindjen liderit rus, sepse beson që ai është lider i mrekullueshëm.

Gloria ka pranuar se disa njerëz i kishin ofruar para për ta shitur dhuratën por ajo kategorikisht I kishte refuzuar ofertat ,transmeton Shqiperiaime

Ju sugjerojmë
Nga kjo kategori
Ka nje problem me terheqjen e postimeve : You have an error in your SQL syntax; check the manual that corresponds to your MariaDB server version for the right syntax to use near 'ORDER BY added_time DESC LIMIT 7' at line 1