Të Rekomanduara
Arsa, qyteti ilir me histori të grabitur
1 ore më parë
Heshtje institucionale në 11-vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova
Media gjermane: Nëse krijohet Serbia e madhe, nuk mund të parandalojmë Shqipërinë e madhe
nga shqiperiaime.al (10/01/2017 ora 10:04)

Në Bosnjë dhe Hercegovinë serbët dëshirojnë të përfundojnë bashkëqeverisjen me muslimanët dhe kroatët. Një rrezik për Ballkanin, shkruan analisti Steffen Honig për median gjermane volksstimme.de.

Nuk është më tabu, se kufijtë e Europës mund të ndryshojnë në të ardhmen. Rusia e Vladimir Putinit tregon fakte për pushtimin e Krimesë, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, flet për Turqinë e madhe dhe vë në pikëpyetje pronësinë e ishujve grekë.

Milorad Dodik është gjithashtu president. Ai udhëheq me Republikën Srpska, zyrtarisht pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës. Prej vitesh ai lufton për pavarësinë e territorit me rreth 1.2 milion banorë. Në gjysmën e parë 2017, siç ka paralajmëruar presidenti, do mbahet referendum për pavarësinë.

Plani i Dodikut është pavarësimi i Republika Srpska dhe më pas bashkimin e saj me Serbinë. “Kjo ide për bashkimin tonë me Serbinë është mjaft e bukur,” tha Dodik për të përditshmen e Beogradit „Kurir“.

Sipas Marrëveshjes së Daytonit 1995 u krijua një status i vlefshëm mes federatës boshnjake-kroate, Republikës Srpska dhe territorit të veçantë Bërçko. Sipas demografisë rreth 50 përqind e popullatës janë muslimanë, 35 përqind janë serbë ortodoksë, dhe 15 përqind kroatë katolikë. Vetëm boshnjakët duan një republikë të bashkuar. Kroatët duan të bashkohen me Kroacinë, ndërsa serbët unanimisht kërkojnë bashkimin me Serbinë, përcjell botasot.info. Administrata qendrore ndodhet në Sarajevë, ku presidenca shtetërore ka tre përfaqësues: një boshnjak, një kroat dhe një serb.

Ekonomia e Bosnjës mezi qëndron në këmbë. Pavarësisht se rritja ekonomike vjetore është mes dy deri në tre përqind, megjithatë papunësia arrin në 30 përqind, ndërsa te të rinjtë kjo shifër është deri në 60 përqind.

Beogradi nuk dëshiron të ndihmojë

Punëdhënësi më i madh është administrata e stërmbushur. Rroga mesatare mujore në vend është 430 euro, ndër më të ulta në Europë. Brukseli ka financuar ekonominë ruse, ku në intervalin 2014 deri 2017 janë paraparë të dërgohen 168 milion euro nga Brukseli për Sarajevën. Milorad Dodik ka vendosur gardh për këto financime, ai merret me problemet e shtetit të tij të ri. Për mbështetje nga Beogradi ai nuk mund të shpresojë, për shkak se Serbia nuk mund ti rrezikon ambiciet e saj për anëtarësim në BE. Kjo mund të merrej si pretekst për pavarësinë e Kosovës.

Krijimi i një Serbie të madhe do ndryshonte balancat në Ballkanin perëndimor, sepse ndër shqiptarët ngjashëm do mund të bashkohen Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Në fakt Dodik mund të presë mbështetje nga vëllezërit sllavë në Rusi, plus që Rusia e ka ëndërr të ketë një kryeurë mbi Ballkanin./Botasot

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]