Të Rekomanduara
“Gjurmë Shqiptare”: Gjenerali me shajak, prijësi që përballoi serbët për plot 9 vite
12 ore më parë
Shqipëria hyn në Guinnes, të rinjtë performojnë "Cup song"
19 kilometra larg Athinës në 1901 askush nuk dinte greqisht, gazetari: Flasin vetëm shqip
Shqipëria, toka e harruar që ofron shumë mundësi turizmi
“Çmenden” në Serbi: 500 procedura penale kundër Ramush Haradinajt
nga ShqiperiaIme (10/01/2017 ora 09:38)

“Nga ndjekja kundër Ramush Haradinajt nuk do të heqim dorë derisa ndonjë gjykatë të konfirmojë se ai është përgjegjës për krime lufte”, ka thënë Milan Petroviq, udhëheqës i Prokurorisë serbe për krime lufte.

Sipas mediave serbe, Petroviq ka kërkuar që të kontrollohen të gjitha procedurat në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë që bien nën juridiksionin e Serbisë që kanë të bëjnë me pjesëtarët e UÇK-së, transmeton lajmi.net.

“Kontrollohen rreth 500 procedura dhe në disa prej tyre është është gjetur lidhje kundër Haradinajt në aktuakuzën që ka hartuar Prokuroria për krime lufte”, shkuan “Blic”.

Këto të dhëna, kjo prokurori në afat sa më të shkurtër do t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë, e cila do t’ua procedojë tutje autoriteteve në Francë me dokumentacionin tjetër ekzistues kundër Haradinajt, i cili gjendet në paraburgim në bazë të fletarrestit të Serbisë.

Prokuroria serbe thotë se e ngarkon Haradinajn me 63 vrasje në Dukagjin, pretendime këto që janë hedhur poshtë në dy raste nga Tribunali i Hagës.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]