Të Rekomanduara
Arsa, qyteti ilir me histori të grabitur
1 ore më parë
Heshtje institucionale në 11-vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova
Nika sqaron shkodranët: Vllaznia nuk më thirri, me futbollin ha bukë (Foto)
nga shqiperiaime.al (10/01/2017 ora 09:17)

Pas largimit nga Tirana, tifozët e Vllaznisë shpresonin që Ansi Nika të rikthehej në ekipin ku u formua si futbollist.

Mirëpo mesfushori iu bashkua Laçit, lëvizje që në Shkodër është parë si njëfarë tradhtie nga ana e lojtarit.

Ky i fundit ka sqaruar gjithçka me një postim në “Facebook” të martën mbrëma:

Dua të sqaroj tifozët e mrekullueshëm të Vllaznisë. Mua si shkodran kurrë nuk më ka munguar dëshira që të jem pjesë e Vllaznisë, asnjëherë nuk e kam refuzuar Vllazninë as nuk do ta refuzoja, sepse çdo shkodran e ka për detyrë të japë kontribut për ekipin ku është rritur. Para një viti kam pasur një komunikim me drejtuesit e Vllaznisë, por s’ka pasur asgjë konkrete dhe për çudi e lanë përgjysmë bisedën. Si çdo futbollist, duhet të shohim pak edhe nga ana financiare, sepse kjo është punë me të cilën jetojmë dhe ushqehemi. Vllaznisë i uroj suksese”.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]