Duka: Shanset për 'Rusinë' zero. Botërori me 48 ekipe, ëndërr!
nga ShqiperiaIme (10/01/2017 ora 08:22)

Presidenti i FSHF, Armand Duka deklaron se pavarësisht vendimit të FIFA për Botërorin me 48 ekipe, për Shqipërinë mbetet ëndërr kualifikimi.

"Për të qenë realistë, në gjuhën sportive për Shqipërinë është gjithmonë e vështirë pjesëmarrja në finalet e botërorit, sepse numri i skuadrave pjesëmarrëse në botëror, pavarësisht se do të rritet, kuota që do të marrë europa mund të jetë 5­6 skuadra më shumë. Kjo do të thotë që pak a shumë dy vendet e para, ose një pjesë e mirë e dy vendeve të para dhe 70­80 përqind e vendeve të dyta do të kualifikohen për në botëror. Është një mundësi më shumë, por nuk është se zvogëlon shumë distancën e të qënit një ekip i kualifikuar. Gjithsesi mbetet një ëndërr, një objektiv i ekipit shqiptar që urojmë ta realizojmë një ditë. Kemi marrë pjesë njëherë në europian, por kjo nuk do të thotë që jemi një ekip pjesëmarrës i përhershëm. Duhet ta tentojmë gjithmonë sepse pjesëmarrja në europian është më e mundshme dhe duhet të ëndërrojmë botërorin. Urojmë që një ditë ta shohim veten atje" tha ai për Top Channel. Përsa i përket eliminatoreve të Rusisë, Armand Duka pranoi se shanset janë shumë të vogla.

"Për eliminatoret që po luajmë shanset tona janë të pakta për të mos thënë zero për vetë pikët që kemi dhe për vetë kundërshtarët që kemi. Dy kampionë bote në grup, nga të cilët vetëm një do të shkojë direkt në botëror. Mbetet thuajse e pamundur. Ne duhet të luajmë mundësitë tona në të ardhmen, 2022 pse jo dhe akoma më shumë në 2026" deklaroi ai.

Ju sugjerojmë
Më te Lexuarat
“Drejtësia u bë më në fund” (Foto)
Prindërit e shitën për 26 dollarë kur ishte 7-vjeç, sot e tërë bota e do Jackie Chen
“Çmendet” i riu nga Tirana, prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj..
Elbasan: Hyn në bunker dhe zbulon gjënë më të tmerrshme të jetës së tij
Shkoi me flokët si shkurre te parukierja, nusja nuk njihet më kur del nga salloni
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]