Botërori me 48 ekipe, De Biasi befason të gjithë
nga ShqiperiaIme (10/01/2017 ora 06:43)

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka komentuar vendimin e fundit të dalë nga zyrat e FIFA-s për rritjen e numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror në 48, duke filluar nga viti 2026.
 
“Pro apo kundër? Unë jam me ato pro, jam me të vegjlit, padyshim. Nëse kemi më shumë mundësi për të shkuar në Botëror mundemi vetëm të buzëqeshim ndaj kësaj zgjedhje”, tha De Biazi për “Sky Sport”.

“E kuptoj që mund të interpretohet si nder ndaj zgjedhësve të veçantë, por ndërkohë mendoj se është rasti më i mirë për të pasur mundësinë e ndryshimit të bazës dhe formatit të aktivitetit”.

“Ndryshimet kanë ndodhur edhe më parë, merrni për shembull Europianin e radhës: do të jetë në udhëtim dhe në ndryshim. Në rastin e Europianit të ri, kjo është një mënyrë për të zgjeruar kufijtë e futbollit dhe për të ulur shpenzimet për çdo shtet”, shtoi ai.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]