Aventurierët e borës dhe të lartësive ngjisin malin e Çikës në Llogara (Foto)
nga SHI (10/01/2017 ora 02:35)

Shqipëria për pozitën gjeografike, larminë e pejzazhit, ndryshueshmërinë në lartësi mbi nivelin e detit dhe biodiversitetin e pasur, gëzon të gjitha kushtet natyrore për një turizëm gjithëvjetor.

Zonat e mbrojtura janë edhe vendet më të bukura dhe të lakmueshme për turistë, të pasionuar veçanërisht pas ekoturizmit dhe kategorive të turizmit të aventurës.

Promovimi i turizmit dhe bukurive natyrore, është edhe një nga misionet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratave të Zonave të Mmbrojtura të shpërndara në qarqet e vendit.

Bashkëpunimi me shoqatat dhe klubet e alpinistëve dhe amatorëve të ngjitjeve në lartësi është një nga mënyrat e promovimit të këtyre Zonave të Mbrojtura.

Parkut Kombëtar Lugina e Valbonës, dhe cika1Parkut Natyror Koritnik-Korab, Gjallicë, Shkelzen, Jezercë, së fundi u organizua vizita në Parkun Kombëtar të Llogarasë, dhe ngjitja në Majën e Çikës dhe Majën e Qorres.

Në këtë ngjitje morën pjesë 30 veta bjeshkëtarë, anëtarë të Albania Alpin Adventure etj nga Vlora, Tirana, Tropoja, Lushnja, Fieri.

Ata premtojnë se të dielën që vjen do të ngjiten në Majën e Hekurave, Tropojë me gjithë temperaturat tepër të ulta në atë zonë./m.m/ transmeton Shqiperiaime

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]